Epidemiologu nga Tirana, Ilir Alimehmeti ka thënë se plazhet mund të frekuentohen në Shqipëri, duke treguar kujdes të shtuar në mbajtjen e distancës dhe të higjienës.
Alimehmeti tha se njerëzit nëpër plazhe duhet të evitojnë ambientet e mbyllura.
“Plazhet dhe turizmi do hapen, por duhet të kemi kujdes në distancimin fizik, mbajtja e një distance të shëndetshme dhe higjiena më e madhe. Dhe nuk ka rëndësi nëse jam turistë apo banorë lokal. Virusi nuk njeh shtetësi, apo etni. Duhet të evitojmë ambientet e mbyllura”, ka thënë epidemiologu Alimehmeti.
Ai po ashtu tha se ditëve të fundit në Shqipëri janë shtuar rastet e personave të infektuar me virusin COVID-19.
Këshillat Alimehmetit mund t’i shikoni nga minuta e 34 e emisionit.