Ka pasur zëra që Ramush Haradinaj po synon të jetë president i Republikës së Kosovës, por sa është e vërtetë një gjë e tillë?
Pas ftesës së presidentit, Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale është folur për një dorëheqje të mundshme në rast se do të konfirmohet aktakuza ndaj tij. Njëri prej emrave që është lakuar se po synon të bëhet presidenti është ai i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Mirëpo në një intervistë për lajmi.net, dora e djathin e Haradinajt, tani zëvendëskryeministër i parë i Kosovës, Besnik Tahiri ka sqaruar gjithçka.
“Zotëri Haradinaj në këtë qeveri dhe në këtë Kuvend nuk ka dashur te merr asnjë postë, siç e dini ka hequr dorë nga deputeti. Nuk është diskutu në parti, është e padrejtë edhe ndaj presidenti Thaçi se duke qenë president legjitim të fillojnë i fërkojnë duart për president.”