Fjalë Kyçe

A po i bën AAK-ja presion partnerëve qeverisës për çështjen e presidentit?

A po i bën AAK-ja presion partnerëve qeverisës për çështjen e presidentit?

Ardian Gjini nga AAK, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në koalicionin qeverisës.

I pyetur nëse AAK-ja është duke i bërë presion partnerëve të koalicionit rreth çështjes së presidentit, Gjini e ka mohuar një gjë të tillë.

Lexo Edhe:
Besnik Tahiri e pranon të vërtetën e hidhur rreth dialogut me Serbinë
“Nuk është e vërtetë që po bëjmë presion apo shantazh për çështjen e presidentit. Çështja e presidentit është shumë e lehtë për ne, pasi që ne e kemi një kandidat dhe ne e mbështesim, të tjerët mund të mbështesin kandidatët e tyre”, ka thënë Gjini në Kanal10.

Ai ka thënë se AAK-ja ka pasiguri ekskluzivisht për çështjen e ‘negociatave me Serbinë’.