Fjalë Kyçe

A po kthehet Bayerni i frikshëm? Shkatërron Hannoverin

A po kthehet Bayerni i frikshëm? Shkatërron Hannoverin

Bayern Munich duket se është këndellur. “Bavarezët” deklasuan Hannoverin, duke e mposhtur bindshëm prej 4-0, në shtëpinë  e kësaj të fundit, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të javës së 15-të të Bundesligës gjermane.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, bën super-paraqitje në udhëtim tek Hannoveri, duke qenë ekip dominues gjatë terë ndeshjes.

Joshua Kimmich (2’), David Alaba (29’), Serge Gnabry (53’) dhe Robert Lewandowski (62’), shënuan nga një gol për fitoren e Bayern Munich.

Pas kësaj fitore, Bayern ngjitët në pozitën e tretë me 30 pikë, gjashtë më pak se liderja e tabelës, Borussia Dortmund, e cila sonte takohet me Werder Breminin, kurse, Hannover mbetet e fundit me vetëm 10 pikë të tubuara.