Fjalë Kyçe

A po largohet Icardi nga Interi?

A po largohet Icardi nga Interi?

Beppe Marotta ka folur edhe një herë rreth të ardhmes së Mauro Icardit.

Drejtori gjeneral i Interit, Beppe Marotta, ka thënë se Mauro Icardi nuk ka problem me skuadrën.

Sulmuesi argjentinas është në prag të rinovimit, andaj drejtori italian ka bërë të ditur se janë në rrugë të mbarë.

“Fitorja ndaj Parmës ishte bindëse dhe e rëndësishme”, tha fillimisht Marotta, përcjell lajmi.net.

“Renovimi i kontratës së Icardit nuk është një problem, pasi ai është i lumtur këtu, andaj edhe ne jemi të kënaqur me performancën e tij dhe gatishmërinë e tij për të luftuar për këtë klub”, ka shtuar më tej drejtori italian.