Fjalë Kyçe

A po largohet Solskjaer?

A po largohet Solskjaer?

Manchester United ende nuk i beson Ole Gunnar Solskjaer.

Manchester United duket se nuk ka besimin e plotë në Ole Gunnar Solskjaer, gjersa kërkon një trajner të ri.

Djajtë e Kuq’ ende nuk i kanë ofruar kontratë permanente trajnerit norvegjez, pasi duan të sigurohen deri në fund të sezonit rreth strategjive të tij.

Nëse Solskjaer nuk e bind Manchester Unitedin, atëherë këta të fundit duan ta transferojë Mauricio Pochettinon nga Tottenhami.

‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm që të paguajnë 40 milionë euro për trajnerin argjentinas, në mënyrë që të lirohet nga kontrata me Spurs.