Fjalë Kyçe

A po përgatitet ky kandidat nga Vetëvendosja për kryetar të Podujevës?

A po përgatitet ky kandidat nga Vetëvendosja për kryetar të Podujevës?

Tanimë edhe zyrtarisht është caktuar data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që do të mbahen në komunën e Podujevës.

Subjektet politike ende s’kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve, mirëpo në rrjetet sociale tashmë ka nisur të lakohen disa personalitete, që pritet të garojnë me 15 mars.

Lëvizja “Vetëvendosje” është duke shqyrtuar disa emra. Prej tyre, ka gjasa të jetë i riu, arkitekti Mentor Llugaliu.

Ky i fundit, njihet në rrjete sociale, si kritikues i madh i pushtetit të kësaj komune, shkruan Indeksonline.

Madje, afërsia e Llugaliut me LVV-në shihet edhe shoqërimi i tij me deputetin e LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Ndryshe, komuna e Podujevës shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së nënkryetarit të LDK-së Agim Veliut.