Fjalë Kyçe

A po rikthehet Balotelli në kombëtaren e Italisë?

A po rikthehet Balotelli në kombëtaren e Italisë?

Selektori i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, ia ka bërë me dije Mario Balotellit se e ka derën të hapur.

Balotelli nuk është paraqitur me Italinë që nga shtatori, por ai së fundmi i është bashkuar skuadrës së Marseille.

Sulmuesi me pasaportë italiane ka debutuar për  mrekulli, duke shënuar për skuadrën e Rudi Garcia.

“Balotelli? Ne nuk kemi humbur asnjërin. Mario është pjesë e grupit, ai e di mirë këtë dhe e di se ftesa varët nga ai, jo nga unë” ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Deri tani ai ka luajtur pak, por nëse ai bën mirë në dy muajt e ardhshëm, atëherë ai ndoshta mund të kthehet” ka thënë ndër të tjerash trajneri i Italisë.

Mbetet të shihet nëse Balotelli me fanellën e Marseille do ta bind Roberto Mancinin për një mundësi që ta djersitë edhe fanellën e kombëtares.