Fjalë Kyçe

A po rikthehet Guardiola te Barcelona?

A po rikthehet Guardiola te Barcelona?

Mediat spanjolle ditë më parë kanë raportuar për një rikthim të mundshëm të Pep Guardiolas te skuadra e Barcelonës, shkruan Gazeta Alo.

Por një gjë të tillë e ka mohuar trajneri Pep Guardiola.

“Faza në të cilën kam qenë trajner i Barcelonës ka kaluar prej kohësh, tani është koha për një gjeneratë të re të trajnerëve. Sa herë që kam mundësi, unë vizitoj Camp Nou”, ka deklaruar Pep Guardiola. /Gazeta Alo