Fjalë Kyçe

A po transferohet Rabiot në Barcelonë?

A po transferohet Rabiot në Barcelonë?

Barcelona ka vendosur të largohet nga gara për të nënshkruar me Adrien Rabiot.

Mesfushori ka më shumë se një vit që është spekuluar për një kalim te Barcelona, pasi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me PSG-në.

Pas disa muajsh bisedime, takimet me përfaqësues së lojtarit dhe dështimi për të finalizuar një marrëveshje, kanë bërë që Barcelona të heq dorë nga 21 vjeçari.

Reprezentuesi i Francës do të mbetet vetëm një tregim, që ka përfunduar si përpjekje.

Arsye për ‘dorëzimin’ e Barcelonës janë edhe paraqitjet edhe të të riut Carles Alena, ndërsa katalanët tashmë kanë arritur marrëveshje me Ajax për transferimin e Frenkie de Jong nga sezoni i ri.