Fjalë Kyçe

A pritet lëvizje e çmimit të naftës këtyre ditëve?

A pritet lëvizje e çmimit të naftës këtyre ditëve?

Ani pse gjatë pandemisë, qytetarë të shumtë patën probleme financiare, problem nuk pati sa i përket furnizimit me derivate, pasi çmimi i tyre ishte më i liri në 20 vitet e fundit.

Gjatë pandemisë çmimet e derivateve në Kosovë ishin kësisoj: Dizelli, 0.75 cent ndërsa Benzina, 0.76 cent. Por, shtatë muaj pas fillimit të pandemisë, çmimi i derivateve ka ndryshuar, ani pse jo në masë të madhe.

Tani për tani çmimi i derivateve në Kosovë është: “Dizelli-0.84 cent deri në 0.93 cent ndërsa Benzina 0.87 cent deri në 0.95 cent.

Kjo gjë u bë e ditur për lajmi.net nga kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, c.

Berjani deklaroi se sa i përket çmimeve që i përcakton Berza dhe Organizata Prodhuese ‘OPEC’, qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, duke mos përfshirë këtu Maqedoninë e Veriut, e cila e ka akcizën e Dizelli-it, 0.22 cent.

Për dallim nga Kosova, Shqipëria ka një çmim më të lartë të derivateve. Sipas Berjanit, çmimet në Shqipëri sot janë: Dizell, 1.25 cent dhe Benzina 1.27 cent.

Duke folur për fazën e parë të pandemisë që nisi nga muaji mars, Berjani tha se gjatë pandemisë në sektorin e naftës kanë qenë humbjet e mëdha, si për sektorin privat por edhe për arkën e shtetit.

“Disa muaj kemi qenë të mbyllur, pikat e karburantit kanë arrit të punojnë me kapacitet 5 deri në 10%. Tash ka fillu me u tregu stabilizim, por ende duhet kohë që të kthehemi në situatën para pandemisë, besoj që Qeveria duhet t’i ndihmojë bizneset në këtë situatë. Sektori i naftës është duke u ngulfat me udhëzime administrative të cilat janë në kundërshtim me të gjitha dispozitat ligjore në fuqi. Në kohë pandemie në tërë botën ndihmohen bizneset, te ne ndodhë e kundërta”, tha Berjani.

Kryetar i i Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë tha se si shoqatë kanë kërkuar që sipas standardeve të Bashkimit Evropian, që pas 15 viteve të bëhet verifikimi i Rezervave dhe sipas nevojës të pastrohet, e jo siç kërkohet tani, që kjo të bëhet çdo 3 vite.

“1.Kalibrimi i agregateve( pishtoleve) nga 10€ është rritur ne 26€. 2. Udhëzimi administrativ 06/2019 Për pastrimin e rezervave është në kundërshtim me të gjitha dispozitat ligjore në fuqi, ku kërkohet që pastrimi të bëhet në çdo tri vite, ku askund në botë nuk bëhet çdo tri vite, pastrimi i rezervave. Ne kemi kërkuar që sipas standardeve të BE-së, pra në BE kërkohet pas 15 viteve të bëhet verifikimi i Rezervave dhe sipas nevojës pastrohet”, shtoi ai.

Berjani tha se si palë e interesuar nuk janë ftuar në grupin punues të udhëzimit i cili është në debat publik për kontrollin e cilësisë. Madje ai tha se në këtë grup punues nuk është ftuar as Dogana e Kosovës.

“Deri më tani kontrollin e cilësisë dhe leximin e certifikatës së konfromitetit e ka lexu Dogana, tash po tentohet me udhëzimin administrativ t’u kthehet trupave inspektues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që është kundërshtim me të gjitha dispozitat ligjore. Dogana e Kosovës ka investuar në laboratorin për kontroll të cilësisë mbi 1 milion euro. Kemi pasur takim edhe me ministrin Vesel Krasniqi, ku na premtoi se do të rregullohen këto probleme, por premtimi mbeti bosh.Kyçja në rrugë është një taks e cila është e padrejtë dhe e ngarkuar. Për bizneset kjo taks duhet të paguhet kur të merret leja e ndërtimit e jo të paguhet taks vjetore. Presim që në ditët në vijim të kemi takim edhe me ministrin Arban Abrashi, për këtë problem”, shtoi ai.

Madje sipas tij Shoqata e Naftëtarëve në takimin e fundit janë shprehur shumë të shqetësuar lidhur me këto probleme në sektorin e naftës, ku rreth 30% arka e shtetit mbushet nga këta të fundit,  e nuk marrin asnjë përgjigje për këto probleme.

“Ne i jemi drejtuar me kërkesat tona dhe presim takime dhe me Kryeministrin, shpresojmë dhe besojmë që të zgjidhen këto probleme. Do t’i drejtohemi edhe Ambasadave të Quin-it dhe Ambasadës Amerikës, sepse ne po kërkojmë të zbatohen standardet e BE-së, dhe udhëzimet të mos bëhen për interese”, deklaroi Berjani.