Fjalë Kyçe

AAK dënohet me 2 mijë euro për shkak të shkeljes së ligjit anti-COVID

AAK dënohet me 2 mijë euro për shkak të shkeljes së ligjit anti-COVID

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është dënuar me gjobë prej 2 mijë eurosh për shkak të shkeljes së ligjit anti-COVID gjatë një tubimi.

Këtë e ka bërë të ditur kryeinspektori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar disa fotografi të tubimit të kësaj partie.

“Askush mbi ligjin. Grumbullim i më shumë njerëzve – në kundërshtim me vendimin qeveritar; Shkelje e Ligjit për parandalim dhe luftim te Covdi19”, shkruan Tahiri.