Fjalë Kyçe

AAK i kërkon Përparim Ramës që ta anulojë menjëherë vendimin për rrugët njëkahëshe

AAK i kërkon Përparim Ramës që ta anulojë menjëherë vendimin për rrugët njëkahëshe

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ta anuloj menjëherë vendimin për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjete.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se edhe pse qëllimi i deklaruar ka qenë të çështja ambientale, sipas tij me këtë rregullim është krijuar tollovi.

“Organizimi një kahor i rrugëve (unazë të brendshme) në kryeqytet, del të jetë një testim pa rezultat të qartë dhe në fakt me ndikim negativ. Të tilla testime, kur nuk janë të mirëmenduara e planifikuara rrezikojnë legjitimitetin e veprimeve të ardhshme për mobilitetin urban. Edhe pse qëllimi i deklaruar, del të jetë ambiental, tollovia e shkaktuar nuk i shërben kësaj. Aq më tepër, kur rritja e qëndrimit në rrugë (kolona) rrit ndjeshëm ndotjen, e dihet se një ditë e zakonshme gjatë vikendit, bllokada dhe frekuenca është ndjeshëm më e ulët. Ky veprim, e të tilla duhet anuluar menjëherë nga Kryetari Rama, në mënyrë që t’u hapet rrugë veprimeve të planifikuara mirë”, ka shkruar Tahiri.