Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) nuk do të marrë pjesë në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Përmes një komunikate për media, kjo parti ndër të tjerash i ka bërë thirrje Qeverisë që tërhiqet nga shtrenjtimi dhe respektojnë vullnetin e secilit që merr pjesë në protesë.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës. Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat anticovid”, thuhet më tej në komunikatë.
Veç AAK-së, në këtë protestë nuk merr pjesë as PDK-ja. Lajmin e ka dhënë kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi.
Kujtojmë se Molliqaj ka thënë sot se protesta do të jetë paqësore por që do të ketë edhe aksione kundër propozimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.
“Ne nesër ftojmë secilin qytetar të Republikës së Kosovës, partitë politike e organizatat qeveritare sepse jemi të bindur se një numër i madh i qytetarëve do ta kthejë mbrapa vendimin e ZRRE-së. Protesta është paqësore por do të kemi edhe aksione simbolike që do ta shprehin revoltën e qytetarëve karshi këtij propozimi të ZRRE-së”, ka thënë Molliqaj.
Ai ka thënë se LDK dhe AAK ia kanë konfirmuar se do ta mbështesin protestën por që nuk e di nëse ato do të marrin pjesë. /Indeksonline/