Fjalë Kyçe

Abazi: Thaçi nuk ka mandat që të negociojë me Serbinë

Abazi: Thaçi nuk ka mandat që të negociojë me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk ka mandat që të negociojë më Serbinë.

“Presidenti nuk ka mandat për të negociuar me Serbinë dhe kjo është çështje që i tejkalon përmasat e tarifës dhe çfarë do mase tjetër, vetëm qeveria ka mandat që të negociojë me Serbinë dhe aty duhet të kthehemi patjetër”, tha Abazi.

Ai ka kërkuar nga presidenti i vendit që të kthehet në Kosovë, për të biseduar lidhur me politikën e jashtme.

“Është koincidencë shume e rëndësishme për ta analizuar presionin në rritje për çështjen e tarifës, kundrejt qëndrimit të presidentit në Washington, thirrja për t’u kthyer në vend për tu ulur me përfaqësuesit e vendit është urgjentë e jashtëzakonshme dhe këtë duhet ta bëjnë secili prej atyre që e ka marrë besimin qytetar, për të larguar të gjithë mjegullën”, ka thënë Abazi.

Ai ka theksuar se çështja prioritare është kthimi i presidentit që të ulet edhe ta largojë rrezikun me të cilin është duke u ballafaquar vendi.