Fjalë Kyçe

Abbott: Me Kurtin festuam për miqësine e veçantë mes Kosovës dhe Britanisë

Abbott: Me Kurtin festuam për miqësine e veçantë mes Kosovës dhe Britanisë

Ambasadorin britanik Nicholas Abbott, zhvillon takimin lamtumirës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, e ka zhvilluar takimin lamtumirës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Abbott njoftoi se me Kurtin biseduan për shumë tema, në mesin e të cilave edhe forcimi i arsimit dhe kujdesit shëndetësor në Kosovë.

“Biseduam për rëndësinë e zhvillimit ekonomik në Kosovës, duke përfshirë forcimin e arsimit dhe kujdesit shëndetësor, dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit”, tha Abbott trasnmeton Klankosova.tv

Diplomati britanik tha se së bashku festuan për miqësinë e veçantë dhe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.