Fjalë Kyçe

Abdixhiku e Vitia: Ne jemi ministra dhe do ta kryejmë detyrën tonë deri në fund, u takon deputetëve të merren me fatin e institucioneve

Abdixhiku e Vitia: Ne jemi ministra dhe do ta kryejmë detyrën tonë deri në fund, u takon deputetëve të merren me fatin e institucioneve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku në konferencën për media, e cila u mbajtë për të informuar qytetarët në lidhje me masat që janë marrë për menaxhimin e situatës së kruijuar pas paraqitjes së coronavirusit (COVID-19), në Kosovë, ata u pyetën edhe për gjendjen aktuale politike në vend.

Abdixhiku, në lidhje me pyetjen tha se do të duhej që për fatin e institucioneve të u drejtohen deputetëve, duke shtuar se si ministra do të kryejnë detyrën e tyre kushtetues e ligjor.

“Ne jemi ministra dhe përderisa jemi ministra do të jemi bëjmë punën tonë për aq sa të jemi në këtë mandat. Ne nuk jemi deputet, për fatin e institucioneve do të duhej të ju drejtoheni deputetëve. Për aq sa jemi ministra do të kryejmë obligimin tonë që e kemi ligjor e kushtetues”, tha Abdixhiku.