Fjalë Kyçe

Abdixhiku fillon ditën e dytë me homazhe, sot viziton Prekazin

Abdixhiku fillon ditën e dytë me homazhe, sot viziton Prekazin

Pas homazheve të djeshme të varri i presidentit historik, Ibrahim Rugovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga zyra për informim e LDK-së.

Ky aktivitet do të fillojë në orën 11:00

“Të nderuar,

Nesër (e martë), me datë 16 mars 2021, në orën 11:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Ftohen mediet ta përcjellin këtë ngjarje!” .