Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, në fund të fjalimit të tij në mbledhjen e Qeverisë, i ka thënë kryeministrit Kurtit se është ndier i ofenduar nga fjala e tij kundër LDK-së.
Kurti në mbledhjen e 100-ditëshit të Qeverisë derisa ka akuzuar rëndë LDK’në se po ia marrin pushtetin, ka thënë se ministrat e LDK-së kanë punuar mirë.
Abdixhiku i ka thënë se është ndier i ofenduar nga fjalimi i tij, sepse thotë se e përfaqësojnë LDK-në me krenari dhe cdo fyerja ndaj partisë së tyre është edhe ndaj ministrave.
“Më lejoni të ju falëndëroj juve kryeministër për mbështjetjen që e keni dhënë ju dhe kabinetin dhe gjithë anëtarët e Qeverisë, besoj se kemi punuar mbarë e mirë. Më lejoni të theksoj se gjysma e këtij kabineti paraqet një kulturë dhe një forcë politike. Dhe, e përfaqëson me krenari, përfaqëson LDK-në. Prandaj cdo lavdatë ndaj punës tonë është lavdatë ndaj LDK-së dhe cdo kritikë ndaj LDK-së është kritikë ndaj neve. Cdo fyerje ndaj LDK-së është fyerje ndaj nesh. Ndjehem i ofenduar prej pjesës së fjalimit që e ofendon LDK-në. Ne nuk u bëmë pjesë e këtij debati, sepse përderisa përfaqësojmë Qeverinë, e përfaqësojmë cdo qytetar të Kosovës dhe ndoshta kjo është pjesë e kulturës tonë”, ka thënë Abdixhiku.