Fjalë Kyçe

Abdixhiku: Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë për anëtarësim në NATO

Abdixhiku: Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë për anëtarësim në NATO

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka përshëndetur veprimin e Gjermanisë për ta rritur buxhetin e saj për mbrojtje në 100 miliardë euro vetëm për këtë vit.

Abdixhiku tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO sot ka një mundësi të re.

Ai theksoi se institucionet dhe diplomacia duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për ta arritur këtë qëllim.

“Le të shfrytëzojmë këtë moment të ri për një hap të madh historik. Le t’i nxisim të gjitha potencialet tona në këtë drejtim”.

“Bashkimi i tanishëm euroatlantik si reagim ndaj tiranisë ruse mbi Ukrainë, është një dritare historike për Kosovën. Anëtarësimi ynë në NATO sot ka një mundësi të re. Kosova, institucionet tona, diplomacia jonë, duhet të shfrytëzojnë këtë dritare historike që rrallëherë na hapet kaq shumë; e aleatët tanë ndërkombëtarë duhet të përshpejtojnē anëtarësimin tonë si proces të natyrshëm të sigurisë Evropiane. Kosova në NATO është domosdoshmëri; gjithnjë ka qenë, gjithnjë do të jetë”.