Fjalë Kyçe

Abdixhiku: Kosova është bërë peng i çmendurisë populliste

Abdixhiku: Kosova është bërë peng i çmendurisë populliste

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan Antony Blinken në Shqipëri.

Abdixhiku ka thënë se vietë më parë një vizitë e Sekretarit amerikan në rajon pa kaluar nëpër Prishtinë s’do të ishte e mundur. Ai ka thënë se dikur Kosova si destinacion ishte e natyrshme.

Por, ai ka thënë se Kosova tash “ka mbetur peng i çmendurisë populliste”.

“Sot, në të njëjtën orë e në të njëjtën ditë në Kosovën e zymtë prej popullizmit, SHBA-të na flasin për raportet më të ulëta historike. Për lëkundje partneriteti e krizë komunikimi. Jam i lumtur për ecjen e Shqipërisë. Në ekonomi, kulturë, turizëm, sport e diplomaci. Po na ikin me hapa të mëdhenj. Po e bëjnë mençur, si vend i NATO-s dhe me partnerë! Por Kosova, shteti ynë është bërë peng i çmendurisë populliste. I duartrokisin përplasjes. E nxisin delirin. Mburren me gjithë terrin politik që na shoqëron tash e tre vjet. Nuk pres që Amerika të na bëjë qeveritë. Ata që kanë të tilla pritje – dhe sa kam kuptuar s’janë pak të tillë – nuk janë të destinuar për politikë. Kjo detyrë fisnike i takon vetëm popullit të Kosovës. Dhe tek populli i Kosovës kam besimin e plotë që do të japë përgjigje këtë vit. Sepse, si vend, si shtet, si popull, kemi detyrim ta bëjmë Kosovën më mirë – ekonomikisht, politikisht dhe me miq! Paradoksalisht, po aq sa Shqipëria fillimisht. Lidhja Demokratike e Kosovës ka shtruar dorën e lidhjes tashmë!” – ka shkruar Abdixhiku në Facebook.