Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, kanë zgjedhur sot për kryetar të ri të këtij subjekti, Lumir Abdixhikun.
Abdixhiku ka arritur të marrë mbi 170 vota
Në garë për këtë post ishin edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.
Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Abdixhiku në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së të mbajtur sot ka fituar garën për kryetar, në të cilën ishin edhe Lutfi Haziri e Besian Mustafa.
Abdixhiku e ka fituar garën për kryetar pa balotazh. Votuan 328 delegatë të LDK-së.
Para fillimit të Kuvendit ka tërhequr kandidaturën Anton Quni.