Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë detaje nga takimi i përbashkët që kishte pasur me Kurtin dhe Osmanin.
Abdixhiku në “Debat Plus” thotë se i ka kërkuar Kurtit një zotim që do të jetë konstruktiv kur nesër të ketë rotacion pushteti.
“Një gjë e kam kërkuar nga zoti Kurti në takimin e parë që kemi pasur. A do të silleni njëjtë në të ardhmen siç po sillemi edhe ne ne, a do të merrni pjesë nëpër seanca, a garantoni që këtë precedan të konstruktivitetit ta bëni rast nesër kur ne do të fitojmë?’’, tregon i pari i LDK-së, përcjell Telegrafi.