Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK do të hap dyert për të gjithë ata që duan të i bashkohen kësaj partie.
Abdixhiku sot ka takuar strukturat e Formut Rinor të kësaj partie.
Kreu i LDK-së u ofroi mbështetje të gjithë të rinjve.
“Kryetari Abdixhiku u ofroi mbështetje të gjithë të rinjve duke u premtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë dyert për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen LDK-së me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre dhe pjesëmarrjes sa më të madhe në procese vendimarrëse”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.