Fjalë Kyçe

Abdixhiku: Ndalja e pagave për mësimdhënësit, shantazh jo demokratik – akt i shëmtuar politik

Abdixhiku: Ndalja e pagave për mësimdhënësit, shantazh jo demokratik – akt i shëmtuar politik

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Qeveria nuk ekzekutoi pagat për të gjithë mësimdhënësit në vend.

Abdixhiku tha se gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publik kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre-burimit të vetëm të mbijetesës.

“Në inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale-ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik”, tha ai.

Abdixhiku ka ftuar Qeverinë për dialog në vend të arrogancës.

“E ftoj Qeverinë për dialog në vend të arrogancës. Mësimdhënësit e zyrtarët shtetëror janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare – në këtë masë – nuk do të durojë gjatë”.