Në 21 vjetorin e vrasjes së ish kryetarit të komunës e të degës së LDK-së në Klinë, veprimtarit e atdhetarit, Ismet Rraci, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe dhe ka nderuar jetën dhe veprën e tij.
Abdixhiku ka thënë se 21 vjet më parë, dora vrastare ndaloi punën e atdhetarit të madh, Ismet Rraci, i cili nuk i ndali asnjëherë përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Ismet Rraci, ish kryetar i komunës dhe LDK-së në Klinë, do të kujtohet përherë për dijen, guximin, kontributin e atdhedashurinë e pafund. Urtësia, vizioni dhe trashëgimia e tij intelektuale e politike do të shërbejë gjithmonë si frymëzim për gjenerata të tëra se si duhet punuar për atdheun. Ashtu siç kishte thënë Presidenti Rugova, ‘vrasja e Ismet Rracit ishte kundër lirisë, pavarësisë, paqes e demokracisë së Kosovës”
“Sot, pas 21 vitesh në pritje të drejtësisë nuk janë vetëm familja, por edhe gjithë LDK-ja, qyetarët e Klinës dhe mbarë vendit. Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit”, ka theksuar Abdixhiku.