Fjalë Kyçe

Abdixhiku: Pastërtia e rrugëve, edhe në kohë pandemie, është detyrim

Abdixhiku: Pastërtia e rrugëve, edhe në kohë pandemie, është detyrim

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe 18 ekipe nëpër gjithë Kosovën janë aktivizuar në kapacitete të plotë për mirëmbajtjen verore.

Abdixhiku tha se pastërtia e rrugëve, edhe në kohë pandemie është detyrim, transmeton Indeksonline.

Tutje ai theksoi se kompanitë dhe punëtorët janë udhëzuar të mbajnë distancë dhe të kenë pajisje mbrojtëse.

Postimi i plotë:

Në kohë restrikcionesh, 18 ekipe nëpër gjithë Kosovën janë aktivizuar në kapacitete të plota për mirëmbajtjen verore. Pastërtia e rrugëve, edhe në kohë pandemie, është detyrim.

Kompanitë dhe punëtorët janë udhëzuar të mbajnë distancë dhe të kenë pajisje mbrojtëse. Ju shprehi mirënjohjen më të lartë për këtë angazhim.

Puna do të vazhdojë. Do të jemi në terren secilën ditë. Kur të përfundojë kjo krizë, do t’i kemi rrugët rajonale e autostradat dukshëm më të pastërta.

Deri atëherë, rrini në shtëpi.

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10157266501732759