Fjalë Kyçe

Abdixhiku për çështjen e presidentes: Do të vendosim në mbledhjen e Kryesisë

Abdixhiku për çështjen e presidentes: Do të vendosim në mbledhjen e Kryesisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se për çështjen e votimit të Vjosa Osmanit për presidente, LDK-ja do të marrë vendim gjatë vikendit kur pritet të konstituojnë edhe Kryesinë e partisë.Abdixhiku në një konferencë për media, theksoi se LDK-ja synon t’i shmang zgjedhjet e të kontribuoj në formimin e institucioneve.

“Unë po besoj që gjatë vikendit do të formojmë Kryesinë e LDK-së. Aty i marrim vendimet për të gjitha çështjet në koordinim me Grupin Parlamentar. LDK synon t’i shmang zgjedhjet e të kontribuojë në formimin e institucioneve dhe të jenë demokratike. Për çështje tjera, do ta kuptojmë pas takimit të nesërmen. Kemi synime konstruktive”, u shpreh ai pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.Nesër pritet që të mbahet takimi me LDK-së dhe Albin Kurtit e Vjosa Osmanit për të diskutuar për formimin e institucioneve të reja.