Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Abdixhiku ka ironizuar me dorëheqjen e dytë të drejtuesve të kësaj ministrie brenda një viti e gjysmë.
Derisa theksoi se vetëm 5 për qind e investimeve kapitale janë realizuar këtë vit, ai pyeti nëse fajet janë te qeverisjet e 20 vjetëve të kaluara.
“Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të tretë në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet. Fajet? 20 vjet? Paaftësi e papërgjegjësi”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.