Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar lidhur me atë se pse u vendos si i 11-ti në listën e kandidatëve nga kjo parti.
Abdixhiku shtoi se kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti e ka bërë renditjen e listës dhe është vendim i tij ta caktojë 10-shen e parë.
Abdixhiku tha se e ka marrë vesh këtë kur është publikuar lista dhe se është një vendim që është marrë nga vetë kandidati për kryeministër,
“Listën dhe renditjen e bën kryesisht kandidati për kryeministër. Unë nuk kam pas as ndonjë kontakt apo interes të di se në çfarë renditje do të kem. Atë natë sigurisht barabartë me ju e kam kuptuar edhe renditjen në listë.
Ndër të tjerash në deklarimin e tij në T7, Abdixhiku tha se po të kishte qenë ai bartës i listës, do t’i rendiste ata që marrin vota më shumë në 10-shen e parë.
“Po të kisha qenë unë bartës i listës do t’i rendisja lartë ata që marrin vota më shumë. Për mua s’ka rëndësi a jam numër 11 a sa”, tha ai.