Fjalë Kyçe

Abdixhiku premton rritje të madhe të pagave në sektorin publik: Mësuesve 224 euro, mjekëve 296, policëve 200 euro

Abdixhiku premton rritje të madhe të pagave në sektorin publik: Mësuesve 224 euro, mjekëve 296, policëve 200 euro

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka premtuar se nëse do të bëhet kryeministër i Kosovës do t’i rrisë pagat në sektorin publik.

Abdixhiku ka premtuar se nëse ai vije në pushtet, koeficienti do të ketë vlerën 150 euro.

“150 koeficienti i bie që ka rritje në mesatare diku 33-34% për paga në sistemin publik. Gjithë mjekët, mësuesit, policët, zjarrfikësit, administrata publike që sot është e shtypur. Po zotohem që ne ditët e para për pagat e tyre”, tha ai në T7.

“Mësuesi nga 616 euro në 840 euro, apo 222 euro rritje. Mjeku i zakonshëm rritje +296 euro, polici i thjeshtë + 200 euro, ushtari +224 euro”, tha ai.