Fjalë Kyçe

Abdixhiku pritet të takohet sot me Kurtin dhe Osmanin

Abdixhiku pritet të takohet sot me Kurtin dhe Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të takohet sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, takim ky i ftuar nga partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Takimi pritet të fillojë në orën 14:30 ndërsa është thënë se do të diskutohet për kandidimin e Osmanit për postin e presidentes dhe votën ose qëndrimin në sallë të LDK-së për të.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë javës është takuar me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, ushtruesin e detyrës të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhajn dhe me partitë joshumicë. Që të dy nuk kanë lënë të kuptohet se do e votojnë Osmanin për presidente të vendit ndërsa disa prej zyrtarëve të partive joshumicë kanë deklaruar se kanë votë për Kurtin kryeministër dhe Osmanin presidente.