Fjalë Kyçe

Abdixhiku thotë se LDK-ja u përgjigjet krizave, është e fuqishme se i ka idetë origjinale

Abdixhiku thotë se LDK-ja u përgjigjet krizave, është e fuqishme se i ka idetë origjinale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për rrugëtimin e tij në këtë subjekt, duke thënë se pavarësisht rezultateve, kjo parti është e madhe dhe ofron ide të mira.

Idetë origjinale, u shpreh Abdixhiku në Rubikon, janë ato të cilat e bëjnë LDK-në të fuqishme, njofton Klankosova.tv.

”Është një rënie e 14 shkurtit dhe një ringritje e 14 nëntorit, raundit të dytë. LDK-ja e ka përjetuar për herë të dytë ringritjen. Dhe është një LDK që vazhdimisht është parti e madhe, është e rëndësishme, mund të ofrojë ide të mira dhe njerëz të mirë”.

”Arsyeja pse LDK-ja është e fuqishme në skenë është se i ka idetë origjinale. I ka idetë e kohës – por nuk ka qenë e lehtë”.

”Si u gjet forca? LDK-ja është parti demokratike në organizimin e vet. U përgjigjet krizave të dhëna në formacione të reja politike”.

”Besoj që ka edhe qëndrueshmëri në përballjen me këto sfida që na vijnë në aspektin elektoral”.

”Askush s’ka dyshuar se LDK-ja do të rikthehej, por koha e rikthimit ngjallte dyshime jo të pakta. Me kalimin e kohës, duke parë organizimin tonë të brendshëm, në mars kur kam nisur detyrën, targeti ynë ka qenë kështu: Kemi marrë një rezultat të rëndë, zgjedhjet do t’i kemi shumë shpejt, kemi përballë dikë të jashtëzakonshëm sa i përket fuqisë politike”.

”Do të ketë reforma që prekin njerëzit dhe natyrisht ka pakënaqshmëri. LDK-ja ka filluar menjëherë të jetë origjinale, në mënyrën e vet të opozitëbërjes, por kemi arritur ta lexojmë rezultatin e 14 shkurtit shumë më shpejt dhe shumë më bukur se të tjerët.