Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uron presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Abdixhiku shprehur njëkohësisht vullnetin dhe dëshirën e fortë për bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve tona në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik.
“Parlamenti i Shqipërisë sot ka zgjedhur për President doktorin dhe ushtarakun Bajram Begaj”.
“Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin Begaj në marrjen e detyrës së re. Shpreh njëkohësisht vullnetin dhe dëshirën tonë të fortë për bashkpëpunim të ngushtë mes dy shteteve tona në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik”.
“Presidentit Begaj, i dëshiroj sukses në përfaqësimin dinjitoz dhe me nder të Shqipërisë në vend, rajon e në arenën ndërkombëtare”, tha Abdixhiku.