Fjalë Kyçe

Abraham preferon Arsenalin, pavarësisht që Roma ka marrëveshje me Chelsean

Abraham preferon Arsenalin, pavarësisht që Roma ka marrëveshje me Chelsean

Sulmuesi i Chelseas, Tammy Abraham thuhet se preferon t’i bashkohet Arsenalit para Romës, ngase dëshiron të qëndrojë në Londër.

Chelsea shpreson ta shesë sulmuesin që t’i rrit fundet për Romelu Lukakun që do e blejnë nga Inter, transmeton lajmi.net.

Inter e ka identifikuar Edin Dzeko si pasuesi i belgut, derisa Roma ka arritur marrëveshje me Chelsean për 40 milionë euro për anglezin.

Sidoqoftë, 23-vjeçari preferon t’i bashkohet Arsenalit, ngase dëshiron të qëndrojë në Londër.

Sipas Athletic, trajneri Mikel Arteta dëshiron të përforcojë sulmin dhe e sheh Abraham si lojtari adekuat.

Ditët e ardhshme do jenë vendimtare për Abraham që duhet të zgjedhë përfundimisht nëse do t’i bashkohet rivalit lokal, ose të kalojë te skuadra e Jose Mourinhos.