Fjalë Kyçe

Abramovich e qet në shitje Chelsean nga frika e sanksioneve prej Qeverisë angleze

Abramovich e qet në shitje Chelsean nga frika e sanksioneve prej Qeverisë angleze

Roman Abramovich ka nxjerrë në shitje Chelsean dhe ka vendosur çmimin në 4.8 miliardë euro.

55-vjeçari, i cili ka në pronësi Chelsean që nga viti 2003, u distancua nga klubi gjatë fundjavës duke ia dorëzuar administrimin dhe kujdesin administratorëve të fondacionit bamirës të Chelseat.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është përballur me thirrje për ngrirjen e aseteve të Abramovich, si dhe kujtdo që dyshohet se ka lidhje me Vladimir Putin, si pjesë e sanksioneve të saj kundër Rusisë.

Abramovich, i cili mohon çdo lidhje me presidentin rus, ka refuzuar oferta të shumta për të shitur Chelsean në të kaluarën.

Sipas The Telegraph, Abramovich tani po kërkon në mënyrë aktive të shesë klubin dhe po kërkon një tarifë prej 4.8 miliardë eurosh.

Megjithatë, raporti pretendon se Abramovich, i cili bleu Chelsean për 167 milionë euro gati 19 vjet më parë, pritet të marrë oferta në rajonin prej 2.4 miliardë eurosh.

Miliarderi zviceran, Hansjorg Wyss, pretendoi se ai, së bashku me tre të tjerë, ka marrë një propozim për të blerë Chelsean nga Abramovich, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

“Abramovich është një nga këshilltarët dhe miqtë më të ngushtë të Putinit. Ashtu si të gjithë oligarkët e tjerë, edhe ai është në gjendje paniku”, tha 85-vjeçari, i cili vlerësohet se ka një pasuri prej 5.8 miliardë dollarësh.

“Abramovich po përpiqet të shesë të gjitha pronat e tij në Angli. Ai gjithashtu dëshiron të heqë qafe Chelsean shpejt. Unë dhe tre persona të tjerë morëm një ofertë të martën për të blerë Chelsean nga Abramovich”.