Fjalë Kyçe

Abramovich pjesë e bisedimeve për paqe në Stamboll

Abramovich pjesë e bisedimeve për paqe në Stamboll

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich është parë duke marrë pjesë sot në bisedimet për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë.

Miliarderi, i cili është një nga oligarkët rusë të sanksionuar nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës nga Moska, u pa me delegacione nga të dy vendet në Stamboll këtë mëngjes, thanë tre burime, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Kremlini tha më parë se Abramovich luajti një rol të rëndësishëm në bisedimet e paqes, por procesi tani ishte në duart e ekipeve negociuese të të dy palëve.