Fjalë Kyçe

Abrashi i lumtur që është kthyer nga lëndimi, ja çfarë thotë

Abrashi i lumtur që është kthyer nga lëndimi, ja çfarë thotë

Amir Abrashi tashmë ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe është përsëri në gjendjen e tij optimale.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare dhe njëkohësisht i ekipit që militon në Bundesligë, Freiburg është mëse i gatshëm që të luajë në fushën e blertë për pjesën e dytë të sezonit.

Sipas mediave gjermane, i ashtuquajturi “Pitbulli”, do të jetë pjesë e fazës përgatitore që ekipi i Kristian Streiç do të zhvillojë në Spanjë.

Tejet entuziast dhe i gëzuar është shprehur edhe vetë futbollisti teksa pret tashmë mundësi në tekniku gjerman ta thërrasë për të qenë pjesë e 11-shes së parë.

“Jam i lumtur që jam kthyer dhe dua të luaj me ekipin”, është shprehur Abrashi.

Kujtojmë se mesfushori kaloj një dëmtim mjaft të rëndë dhe u detyrua që të qëndronte jashtë fushave për 6-të muaj, duke humbur pjesën e parë të sezonit në Bundesligë, raportojnë mediet shqiptare.