Fjalë Kyçe

Acari siberian kaplon edhe Kosovën, ja cilën ditë do të shënojnë temperaturat më të ulta

Acari siberian kaplon edhe Kosovën, ja cilën ditë do të shënojnë temperaturat më të ulta

Ditëve në vijim moti do të jetë më ftohtë në vendin tonë.

Siç njofton Prishtinaweather, të enjten do të ketë reshje të dobëta bore, ndërkaq në fundjavë acari siberik përfshin edhe vendin tonë. Kohëpaskohe me rrebeshe bore.

Në ditët e fundjavës masa më të ftohta ajrore polare nga verilindja e kontinentit fillojnë të shtrihen mbi rajonin tonë, e që do të zbresin ndjeshëm temperaturat, e priten mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore dhe erëra më të ftohta veriore.

Nga fillimi i javës rrymime më të ngrohta ajrore nga Mesdheu fillojnë të rrisin temperaturat përreth vlerave mesatare, me tendencë të rritjes në pjesën e dytë të javës.

Sipas parashikimeve në ditët e ardhshme pritet të ketë qarkullim të mirë ajror, e ndotësit ajror do të jenë më të shpërndarë.

Në këto kushte indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet rreth vlerave mesatare dhe të mjaftueshme, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të erërave do të rritet edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

14.01 – Mot i ftohtë. Herët në mëngjes me kthjellime. Ditën vranësirat do të shtohen e priten edhe reshje të dobëta lokale bore. Në mbrëmje sërish me kthjellime.

15.01 – Ftohtë, me vranësira të ndryshueshme. Ditën edhe intervale me diell.

16.01 – Mot shumë i ftohtë, me erë, vranësira dhe intervale me diell. Mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore.

17.01 – Mot shumë i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Herë herë me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

18.01 – Shumë ftohtë, pjesërisht vranët me më shumë intervale me diell gjatë ditës.

Temperaturat e ajrit në rënie graduale, me minimale që zbresin nga -6C deri në -11C, e maksimale nga 0C në -4C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-11m/s.