Fjalë Kyçe

Acarohet situata në pikën kufitare në Morinë

Acarohet situata në pikën kufitare në Morinë

Njerëzit bëjnë presion për të hyrë në Kosovë, por policia e doganës së Kosovës i kthen mbrapsht.

Disa persona paraqesin vërtetime se nuk janë të sëmurë, por dogana kërkon test anti Covid-19.

Policia e Pikës Kufitare në Vërmicë, sapo ndaloi dy persona të moshës rreh 25 vjeç për shkak të mosbindjes ndaj policisë, raporton TV Prizreni.

Policia e doganës së Kukësit e ndihmon atë të Kosovës për të pastruar sheshin, por sheshi mbushet sërish me njerëz dhe makina.

Situata është e acaruar pasi qytetarët janë bërë nervozë, kërkojnë shpjegime pasi pengimi u duket absurd.

Pengohen edhe disa persona që shkojnë për një rast vdekje në Kosovë.