Fjalë Kyçe

Adama Traore objektivi kryesor i Liverpoolit për sulmin

Adama Traore objektivi kryesor i Liverpoolit për sulmin

Liverpooli ka pasur një sezon jashtëzakonisht të vështirë në Ligën Premier.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp vetëm në xhiron e fundit zuri një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

E pas një sezoni dëshpërues priten largime të mëdha nga Anfield gjatë afatit kalimtar të verës.

Xherdan Shaqiri, Divock Origi edhe Takumi Minamino janë sulmuesit që do të largohen të parët nga skuadra.

Për repartin ofensivë trajneri Jurgen Klopp dëshiron vetëm anësorin spanjoll Adama Traore.

Mediat në Angli kanë raportuar së fundmi se drejtuesit e Liverpoolit janë në negociata me ata të Wolverhampton Wanderers për lojtarin.

25-vjeçari pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Jurgen Klopp dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Anfield.

Gjithsesi duhet përmendur se në garë për anësorin këmbëshpejtë janë edhe Chelsea, Tottenham Hotspur dhe Manchester United.

Wolves janë gati ta shesin yllin e skuadrës, por duan të fitojnë mbi 40 milionë euro nga largimi i tij.