Adelina Tahiri e pëlqen veten edhe natyrale.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka publikuar foto pa makijazh edhe më parë mirëpo e kanë kritikuar se nuk njihet dhe duket tërësisht ndryshe nga fotot me grim.
Mirëpo si duket ajo nuk e ka problem aspak.
Adelina madje ka filluar ti shpeshtoj imazhet ku shfaqet tërësisht e pa grimuar dhe duket asaj i pëlqen vetja edhe natyrale.
Këngëtarja një foto të tillë e ndau në Instastory dhe duket me shumë stil.
Adelina Tahiri është e martuar dhe ka një djalë. Edhe lidhja e saj fillimisht ishte shumë e komentuar mirëpo ajo ka vazhduar ta shijoj çdo moment të saj pa u marrë me komentet e njerëzve.
Ajo është e suksesshme edhe në muzikë.