‘Qikat’ do të lansohet këtë të enjte.
Rina Balaj javë më parë kishte konfirmuar se kënga e radhës do të jetë bashkëpunim me Adelina Ismailin, shkruan lajmi.net.
Dy këngëtaret xhirimet e klipit i kanë filluar këtë javë dhe besohet se tanimë ato janë drejt përfundimit, madje reperja kishte publikuar disa skena të klipit.
Menagjeri i këngëtares nga Istogu shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram për ti informuar fansat e dy artisteve se bashkëpunimi do të lansohet më 20 qershor.