Këngëtarja e cilëson si gruan më të sinqertë në politikë anëtaren e LDK-së.
Adelina Ismajli ka shprehur edhe një herë simpatinë e saj ndaj anëtares së LDK-së Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja mbajti një takim me deputeten, dhe përmes një postimi në Instagram artistja e quan si një takim shumë të këndshëm.
“Një takim tepër i këndshëm , me gruan më të sinqertë dhe më të dashur në politikë. Të dua Vjosa Osmani.” Ishin fjalët e këngëtares në fotografinë e publikuar.
Nuk është kjo hera e parë që Adelina shpreh haptazi simpatinë e saj ndaj Vjosës.