Këngëtarja, Adelina Tahiri ka publikuar një imazh me bashkëshortin e saj në makinë.
Në llogarinë ‘Instagram‘, ajo ka publikuar foton me burrin maqedonas ku i kanë fotografuar duart e tyre të kapura së bashku ,duke i reklamuar orët e tyre super të shtrenjta të firmës ‘Rolex‘.
Përveç orës luksoze, Adelina ka reklamuar edhe bizhuteritë e saj me çmime marramendëse, shkruan GazetaBlic.
Ndryshe, Adelina Tahiri ka marrë shumë komente të shumta nga ndjekësit, duke e kritikuar për ekspozimin e orëve të shtrenjta pasi që dikush nuk ka për të ngrenë por kishte edhe komente pozitive.