Adelina Tahiri është shumë aktive në rrjete sociale.
Adelina Tahiri ka ndarë me ndjekësit një video në rrjete sociale, në të cilën tregoi se po udhëtonte në një vend bashkë me partnerin, shkruan lajmi.net.
Ajo dhe bashkëshorti i saj janë të pandashëm pothuajse kudo që shkojnë dhe shfaqen të dashuruar pranë njëri-tjetrit.
Në videon e Adelinës, shihet se si këngëtarja i vendos këmbët në prehër të bashkëshortit, derisa ai po voziste veturën.
Kujtojmë se “Përgjithmonë” titullohet projekti i fundit muzikor nga Adelina Tahiri, këngë kjo e shoqëruar edhe me klip.