Fjalë Kyçe

Ademi jep lajmin e madh: Bastien Toma ka pranuar ftesën e Kosovës

Ademi jep lajmin e madh: Bastien Toma ka pranuar ftesën e Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka deklaruar se mesfushori Bastien Toma ka pranuar ftesën e Kombëtares së Kosovës.

Numri një i FFK-së deklaroi se Toma do të jetë futbollisti më i ri që do t’i shtohet skuadrës së përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes.

“Jemi në bisedime me disa futbollistë, por që ende nuk i kemi përfunduar. Siç e dini, Andi Zeqiri ka pranuar, por që jeni televizion i ri po e zbuloj se Bastien Toma do të jetë futbollist i Kosovës”, deklaroi Ademi.

Ademi ishte i ftuar në televizionin “Kanal10”, në të cilin sqaroi problemet e sezonit të Superligës gjatë pandemisë dhe prurjet e reja në Përfaqësuesen e Kosovës.