Fjalë Kyçe

Ademi: Nuk përjashtohet mundësia e anulimit të sezonit

Ademi: Nuk përjashtohet mundësia e anulimit të sezonit

Fati i sezonit 2019/20 në Superligën e Kosovës në futboll ende është mister, derisa nuk dihej ende kur do të merret vendimi për vazhdimin e kampionatit.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është në pritje të ftesës nga Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga Arben Vitia, për të vendosur rreth datës së rikthimit, apo anulimit, shkruan Periskopi.

Redaksia e Periskopit ka kontaktuar sot (e premte) me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, të cilin e ka pyetur rreth datës kur mund të merret vendimi.

“Presim me na kontaktu. Besoj që nesër (e shtunë) na thirrë Ministri,” ka thënë ai.

I pyetur nëse ka gjasa që sezoni të anulohet, ai ka shtuar:

“Nuk e di, vendoset në bazë të gjendjes në terren me virusin, nëse nuk ka të infektuar, varet nga vendimet e Qeverisë.”