Adrola Dushi vjen me imazhe të reja nga New Yorku.
Modelja shqiptare e njohur, Adrola Dushi, cilësohet të jetë njëra ndër femrat më të bukura në viset shqiptare, shkruan lajmi.net.
Ajo është mjaft e ndjekur në rrjete sociale, ku edhe bën publikime të shpeshta për ndjekësit.
Ndërsa modelja ka bërë të ditur se po vazhdon punën dhe angazhimin e saj profesional në Amerikë, ajo së fundmi ka ndarë një fotografi duke treguar se ndihet krenare për origjinën e saj.
Në imazhin e fundit të publikuar, Adrola, shfaqet e mbështjellë me flamurin kuq e zi, ndërsa pozon atraktive nga New Yorku.
“Edhe Hana do ta dije, Edhe Dielli do t’ket pa, Se perqark ksaj rrokullije, Si Shqypnija vend nuk ka”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.
View this post on Instagram
Nuk munguan pëlqime e as komente në këtë paraqitje nga fansat dhe kolegët e modeles.