Fjalë Kyçe

Aeronautika, federata e 22-të e certifikuar në kursin për administratorë sporti

Aeronautika, federata e 22-të e certifikuar në kursin për administratorë sporti

Federata Aeronautike e Kosovës ka kryer me sukses kursin për administratorë sporti, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe të mbajtur për tri ditë radhazi në Hotel Sirius në Prishtinë, shkruan Gazeta Alo

Dhjetëra zyrtarë të federatës dhe klubeve morën certifikata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Ata mësuan për realizimin e planit strategjik 2018-2020, si dhe u bashkëbisedua për ciklin që mbyllet në vitin 2024.

Ligjërues të rregullt ishin: Besim Hasani (MEMOS XVIII) drejtor i programit për kurse/Solidaritet Olimpik-Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Ibër Alaj (MEMOS XIX) SO-KON/drejtor programi, Elda Gjoka (MEMOS IX) drejtoreshë e kursit kombëtar, licencuar gjithashtu nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kurse për trajnimin mental ligjëroi trajneri i njohur i futbollit në Kosovë, Fetah Veliu.

“Në këto katër vjet KOK ka kryer një rrugë shumë të madhe për ndërgjegjësimin dhe vetëdijësimin e anëtarësisë së federatave sportive në Kosovë, për të pasur plan strategjik, për të folur të gjithë me një gjuhë me konceptet bashkëkohore strategjike dhe me i diskutuar me ta parimet se si ndërtohet strategjia”, u shpreh ndër të tjera, Elda Gjoka.

Kryetari i kësaj Federatës Aeronautike të Kosovës, Artan Venhari u shpreh i lumtur me ecurinë e këtij kursi, duke cilësuar ligjëruesit si profesionist në këtë fushë, pasi sipas tij janë duke e kryer punën në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ky është një kurs mjaft interesant që iu duhet të gjitha federatave. Plani strategjik iu ndihmon të gjitha federatave, jo vetëm për t’i zhvilluar kapacitetet në këtë moment, por për të krijuar një vizion afatgjatë dhe për t’i paraprirë zhvillimit afatgjatë të të gjitha federatave dhe klubeve”, theksoi Venhari./GazetaAlo